Ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” do të vendosin rreth ekipeve kombëtare që do të prejnë biletën për eventin e ardhshëm futbollistik europian. Një ndër ata ndeshje mund të jetë edhe ajo midis Çekisë dhe Kosovës në kuadër të grupit “A”, ndeshje kjo që në program është me datë 14 nëntor.
Rezultati i këtij takimi ka shumë vlerë për të dyja ekipet përfaqësuese, që me siguri se do të japin më të mirën nga vetja për të arritur qëllimin.
Aktualisht Çekia mban pozitën e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova, që me fitore eventuale në fushën e çekëve, atëherë në ndeshjen e fundit kundër Anglisë do të kënaqej edhe me një barazim.
Pikërisht vlera e pikëve të këtij takimi ka zgjuar shumë interesim në mesin e tifozëve çek, por edhe atyre shqiptarë që dëshirojnë të jenë prezent në shkallët e stadiumit “Doosan Arena” në Plzen, ndërsa sa u përket çmimeve të biletave, të njëjtat varijojnë nga 11.34 euro deri në 136.81 euro.
Çmimet e biletave për ndeshjen, Çeki-Kosovë: |
Vip Red – 136.81 euro |
Vip Blue – 97,73 euro |
Kategoria e parë – 27 euro |
Kategoria e dytë – 19.15 euro |
Kategoria e tretë – 11.34 euro |