E kryer, Ibrahimoviç ka zgjedhur klubin e ri në të cilin do të luaj në “Serie A”!

Napoli është shumë afër që ta transferojë yllin suedez me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimoviç, edhe atë si futbollistë të lirë.

Sulmuesi suedez ka kontratë më LA Galaksin deri në muajin dhjetor dhe dëshira e tij tashmë është bërë publike se dëshiron të rikthehet në “Serie A”.

I pari i skuadrës italiane, Aurelio de Laurentiis ka thënë se dëshira e tij është që ta sheh sulmuesin veteran në fanellën e tyre.

“Dëshira ime është që ta shoh Zlatan Ibrahimoviç në fanellë tonë”, – ka thënë presidenti Napolit në një intervistë për ESPN.

“Është më shumë se një sugjerim se përse duhet ta transferojmë atë, por mbetet te ai se çfarë do. E gjitha ka filluar disa muaj më parë dhe unë them se ai mund të na ndihmojë shumë”, ka shtuar më tej De Laurentiis.

Ibrahimoviç ditë më parë ka bërë të ditur se ai dëshiron të rikthehet në “Serie A”, aty ku vite më parë kishte veshur fanellën e skuadrave gjigande, si Juventus, Milan dhe Inter.

Leave a Reply