Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Spanjës kanë caktuar tashmë datën e re për zhvillimin e ndeshjes “El Clasico” midis dy skuadrave gjigande, Barcelonës dhe Real Madridit.
“El Clasico” e parë e sezonit ishte e paraparë të zhvillohet këtë fundjavë, më 26 tetor, mirëpo për shkak protestave të mëdha në Kataluni, drejtuesit e La Ligas vendosën ta shtyjnë këtë përballje, shkaku i pasigurisë.
Fillimisht pati zëra që ndeshja e parë të bartet në “Santiago Bernabeu” nga “Kamp Nou”, por dy skuadrat refuzuan.
Më vonë, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi dolën me komunikatë ku propozuan datën e 18 dhjetorit si idealen për të zhvilluar ndeshjen e tyre të parë të këtij sezoni, datë kjo që u pranua edhe nga ana e krerëve të Federatës spanjolle të futbollit, të cilët vetëm se e zyrtarizuan të njëjtën.
Kësisoj Barcelona me 18 dhjetor do të mirëpret Realin e Madridit në “Kamp Nou”, i cili si zakonisht pritet të jetë i stërmbushur, njëkohësisht duke zgjuar interesim në mesin e shumë miliona njerëzve ane mbanë Botës.