KHF Çairi fiton derbin me Vardarin!

Klubi i hendbollit për femra, Çair kanë “gjunjëzuar” edhe KHF Vardarin në ndeshjen e vlefshme për Superigën e hendbollit në vendin tonë. Vajzat e udhëhequra nga Basri Latifi këtë të shtune triumfuan me rezultat të ngushtë 28:27 në palestrën “Enver Idrizi” të mbushur me njerëz që kishin ardhur për të përkrahur KHF Çairin.

Vardari rezultoi të jetë kundërshtar i vështirë, pasi kishte avantazh në pjesën më të madhe të ndeshjes, përderisa vajzat e Çairit arritën që të përmbysin rezultatin në minutat e fundit të takimit, për fitore me një gol avantazh, por që ishte e vlefshme për ekipin shqiptar që fiton derbin e javës së 7-të përballë rivalëve për titull.

KHF Çair në këtë sezon ka triumfuar në pesë ndeshje, ndërsa ka humbur vetëm nga Kumanova./InfOSport.mk

Leave a Reply