Sulmuesi Samir Fazli rikthehet te Shkëndija!

Skuadra kampione e Shkëndijës ka bërë një lëvizje të çuditshme, teksa sot përmes faqes zyrtare ka komunikuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shkupjan Samir Fazli.

Futbollisti 28 vjeçarë praktikisht kthehet në skuadër, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e “kuqezinjëve”, kur këta të fundit festuan titullin e kampionit.
Samir Fazli te Shkëndija vjen me kërkesë të stafit teknik, që për momentin po ndjen krizë në repartin e sulmit.

Pas 12 xhirove të para, Shkëndija ka shënuar vetëm 11 gola, apo 16 gola më pak se edicioni i kaluar, kur Shkëndija shënonte plotë 27 gola, me Besart Ibraimin si lider të padiskutueshëm, i ndihmuar edhe nga Izair Emini, që tashmë nuk është pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova.

Sa i përket Samir Fazli, i njëjti në 20 ndeshje të zhvilluara me Shkëndijën edicionin e kaluar, realizoi vetëm 2 gola.

Fazli i është bashkuar Shkëndijës menjëherë në seancat stërvitore, ndërsa duke qenë se ndërkohë nuk ishte regjistruar në tjetër skuadër, me automatizëm fiton të drejtë loje për “kuqezinjtë”, edhe atë që nesër në ndeshjen e Kupës ndaj Vardarit, gjithnjë nëse trajneri Gjoka e sheh të arsyeshme për ta inkuadruar.

Leave a Reply