Muamed Sejdini takohet me kreun e futbollit të Holandës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka zhvilluar një takim me njeriun e parë të futbollit hollandez dhe anëtarin i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Mihael Van Prag. Përfaqësuesi i lartë i futbollit Europian këto dy ditë është mysafir në vendin tonë si një nga pjesëmarrësit në konferencën për siguri dhe piroteknikë, të cilën e organizojnë FFM dhe UEFA në Shkup.

Muamed Sejdini me presidentin e Federatës së Futbollit të Holandës bisedoi rreth konferencës në të cilën do të marrin pjesë 120 pjesëmarrës, në mesin e tyre si ligjërues, ekspertë ndërkombëtarë për temën që përcjellin njohuritë dhe përvojën e tyre për mysafirët nga vendi jonë dhe shoqatat nga rajoni, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, por gjithashtu biseduan edhe për futbollin ndërmjet dy shteteve dhe hapësirën për bashkëpunim në të ardhmen.

“Ne si Federatë e Futbollit të Maqedonisë, gjithmonë hapim derën për miqëtë tanë sportivë, ndërsa Van Prag është bashkëpunëtori dhe miku ynë. Ne biseduam për konferencën që po e organizojmë së bashku dhe rëndësinë e sigurisë dhe integritetit të futbollit. Me z. Van Prag ndamë përvojat lidhur me përfaqësueset e reja, akademitë e futbollit dhe futbollit të femrave dhe besoj se kemi hapësirë për bashkëpunim më të madh në të ardhmen. Ky takim ishte hapi i parë në atë drejtim. Falenderoj z. Van Prag për pjesëmarrjen e tij në Shkup dhe shpresojë që të vazhdojmë marrëdhëniet e mira me UEFA-në”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

 

Leave a Reply