Lajme të mira për Napolin dhe Shqipërinë, rikthehet Hysaj

Lajme të mira për Napolin dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Elseid Hysaj është rikthyer të stërvitet dhe së shpejti do të jetë gati për të zbritur rregullisht në fushë.

Kapiteni i Kombëtares “kuqezi” u dëmtua në fillimin e muajit tetor gjatë ndeshjes kampionale me Torinon.

Hysaj u përplas keq me kokë në tokë dhe shpëtoi fatmirësisht pasi dëmtimi mund të ishte shumë më i rëndë.

Në këtë formë, 25-vjeçari humbi dy ndeshjet eliminatore të tetorit me Kombëtaren shqiptare kundër Turqisë dhe Moldavisë, megjithatë shkodrani do të jetë gati për dy ndeshjet e nëntorit në tokën shqiptare, fillimisht kundër Andorrës me datë 14 dhe vetëm 3 ditë më pas edhe kundër kampionëve të Botës, Francës.

Ndërkaq, pas dëmtimit të Malkuit, edhe trajneri Karlo Ançeloti do të mund të mbështetet te shërbimet e Hysajt, për të mbuluar vijën e majtë të mbrojtjes “napolitane”.

Leave a Reply