Shkupi dhe Struga Trim Lum bëjnë paqe në Çair (VIDEO)

FC Shkupi dhe Struga Trim Lum kanë barazuar pa gola  në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të që u zhvillua në stadiumin e Çairit në Shkup, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje thuajse e barabartë sa u përket rasteve për gol, por që “bardheblutë” ishin më dominues dhe më kërkues, kuptohet të përkrahur edhe nga tifozët e tyre.

I pari që u kanos në këtë ndeshje ishte kroati Marin Jurina, mirëpo tentativa e tij në minutën e 11-të, përfundoi drejt në duart e portierit mysafir, Gjuriq.

Vetëm dy minuta më vonë regjistruam një tentativë tjetër, kësaj rradhe nga ana e Flamur Tairit të Struga Trim Lum, goditjen e të cilit portieri vendas, Aleksovski e devijoi në rivënie nga këndi. Struga Trim Lum u kanos edhe në dy raste tjera, njëjtë sikurse edhe futbollistët vendas të cilët tentuan me anë të sulmuesve Muharemi dhe Jurina.

Në pjesën e dytë, rasti parë ishte për Sabit Bilalin e FC Shkupit, që nuk arriti të shfrytëzojë një tollovi brenda zonës, ndërsa në minutën e 59-të mysafirët i shpëton shtylla, teksa Serzhinjo driblon bukur dhe futet në zonë, por gjuajtja e tij me të majtën u ndal në shtyllë.

Bomba e Nijas Lenas, Aleksovski devijon topin në rivënie nga këndi

Bomba e Nijas Lenas, Aleksovski devijon topin në rivënie nga këndiFC SHKUPI – STRUGA TRIM LUM 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Një rast tjetër më konkret regjistruam në minutën e 74-të, kur Nijas Lena lëshoi një predhë të vërtetë, mirëpo portieri Igor Aleksovski morri duartrokitjet duke intervenuar mjaft mirë dhe duke devijuar topipn në rivënie nga këndi.

Minutat e mbetura vendasit me të gjitha forcat tentonin që të gjenin atë gol të shumëdëshiruar, mirëpo i njëjti nuk erdhi, ashtu që në fund ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura. Rikujtojmë edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Strugë ishte mbyllur me barazim, mirëpo me shifrat 1:1.

Ndeshjen e radhës kampionale, FC Shkupi do ta zhvillojë kundër Sileksit në Kratovë, ndërkohë Struga Trim Lum në teren vendas do të mirëpret Vardarin.

Leave a Reply