Vardari nuk ndalet, mund edhe Renovën dhe shkon në +5 ndaj vendit të dytë (VIDEO)

Vardari ka regjistruar edhe fitoren e 9-të nga gjithsej 13 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Aleksandar Vasoski në arenën “Todor Proeski” mundën Renovën me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Avramovski kalon ne epersi Vardarin perballe Renoves

Avramovski kalon ne epersi Vardarin perballe RenovesVARDARI – RENOVA 1:0(D. Avramovski 20')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Golin e parë për “kuqezinjtë” nga Shkupi e realizoi futbollisti i tyre më në formë, Daniel Avramovski, i cili pasi fitoi hapësirën e duhur brenda zonës kundërshtare, në minutën e 20-të mposhti për herë të parë në këtë ndeshje portierin mysafir, Hadis Veli, i cili gjatë pjesës së parë bëri edhe disa intervenime të mira, duke mos lejuar që futbollistët vendas të shënojnë edhe ndonjë gol tjetër.

Pjesa e dytë foli më ndryshe, me një Renovë, që të paktën ishte kundërshtarë i barabartë, madje në disa momente edhe më i mirë se Vardari, që megjithatë në minutën e fundit të takimit, me anë të Popzlatanov  gjeti edhe golin e dytë.

Ne momentet kur Renova kerkonte golin e barazimit, Vardari shenoi edhe golin e dyte

Ne momentet kur Renova kerkonte golin e barazimit, Vardari shenoi edhe golin e dyteVARDARI – RENOVA 2:0(J. Popzlatanov 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

E gjithë kjo ndodhi pas një kundërzbritje të vendasve, kur Velkovski nga e majta prodhoi një goditje të fortë që u devijua nga ana e Hadis Veli, mirëpo vetëm deri te këmbët e Popzlatanov, që nuk e kishte të vështirë të shënojë edhe golin e dutë në rrjetën e “gjipspunuesve”.

Me këtë fitore, Vardari tashmë numëron 30 pikë, 5 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, ndërkohë Renova me 14 pikë tashmë renditet në pozitën e 8-të.

Foto: gol.mk

Leave a Reply