Koreografia e vitit vjen nga Maroku (VIDEO)

Derbi i “Casablanca-s” midis Raja dhe Wydad, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Kampionëve për klube të Arabisë ka prodhurar një koreografi të çmendur, që do të mbahet mend gjatë kohë.

Tifozët e të dyja skuadrave ishin në nivel, ndërsa për një çast ata bënë që stadiumi ti ngjaj një arenë lufte,kur i tëri u mbulua me tym, pas fishekzjarreve të shumta që kishin përdorur.

Megjithatë vëmendjen e tërhoqën tifozët e Wydad, që kishin krijuar një dragua gjigant, i cili po “ecte” në shkallët e stadiumit gjatë pjesës së dytë.

Ndryshe sa i përket vetë takimit, i njëjti u mbyll me shifrat 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit që në program është me datë 23 nëntor në fushën e Wydad.

Leave a Reply