Merkato e verës së ardhshme do jetë e nxehtë, njihuni me 11 yjet pa kontratë!

Shumë yje të futbollit botëror pritet të të dalin të lirë në vitin 2020. Disa nga yjet e Europës nuk kanë pranuar të rinovojnë kontratat me ekipet e tyre aktuale, ashtu që të njëjtit mund të largohen me parametra zero gjatë merkatos së verës.

“Transfermarket” ka formuar formacionin më të mirë dhe më të vlefshëm të lojtarëve të lirë. Futbollisti më i vlefshëm është danezi, Kristian Eriksen.

Mesfushori i Totenhamit nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e re, pavarësisht dëshirës së madhe të drejtuesve të skuadrës londineze. Emri i Eriksen ndërlidhet me Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Një tjetër emër “big” në këtë listë është edhe kroati, Luka Modriç.  Veterani i Real Madridit do të largohet me kosto zero në fund të sezonit, njëjtë sikurse edhe Mertens i Napolit dhe Villian i Çelzit.

Edhe në repartin e mbrojtjes figurojnë emra të rëndësishëm, si Kurzava dhe Meunier të PSZH-së, pastaj Saviç i Mançester Junajted dhe Alderveireld i Totenhamit, ndërsa një portier i talentuar që mund të largohet me parametra zero, është edhe ai i Shalke 04, Nubel.

 

 

Leave a Reply