Shkupi më i sigurtë në portë me super Igor Aleksovskin (VIDEO)

Super portier, mund të thuhet vetëm për një të tillë si Igor Aleksovski që mbron rrjetën e FC Shkupit. 24 vjeçari iu është rikthyer fushave më i fuqishëm se kurr më parë, ku pas më shumë se 7 muajve pauzë për shkak të lëndimit të këputjes së ligamenteve, Aleksovski u rikthye këtë sezon sërish në portën e skuadrës së Çairit.

Ai në ndeshjet e fundit me bardheblutë u tregua mjaftë vendimtar në disa momente kyçe që mund të vendosnin fatet e ndeshjeve përkatëse. Super-heroi ishte në ndeshjen e fundit që Shkupi e luajti me Struga Trim Lum me barazim pa gola. Aleksovski shpëtoi Shkupin në dy raste të rëndësishme, duke ruajtur portën të paprekur, ku fillimisht në pjesën e parë intervoni mjaftë bukur duke devijuar topin për rëvënie nga këndi të gjuajtjes së fortë të Flamur Tahirit nga distanca, ndërsa në fraksionin e dytë nga një pozitë thuajse e njejtë kishte një tentim të fortë edhe Nijaz Lena i ekipit strugan, por Aleksovski sërish u tregua syçel.

Kujtojmë që gardiani i Shkupit ishte superior edhe në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Kupës ndaj Sileksit të zhvilluar në mesjavën që lamë pas.

🔛🔝 Super Igor Aleksovski 💪 në përballjen me Struga TL 👊👊Tri ndeshje e ruan portën e paprekur 🙌⚪️🔵

Публикувахте от FC Shkupi в Понеделник, 4 ноември 2019 г.

Leave a Reply