Çelzi i gatshëm të harxhojë 150 mln euro për këta 3 futbollistë

Çelzi që tani ka filluar të mendojë për merkaton e janarit, atëherë kur skuadra londineze do të ketë të drejtën e blerjes së futbollistëve të rinj. Sipas mediave angleze drejtuesit e Çelzit ju kanë vënë syrin 3 futbollistëve, që dëshirojnë ti marrin që në janar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kristal Pallas, Vilfred Zaha,  atë të Lajpcigut, Timo Verner si dhe për mbrojtësin e krahut të majtë të Lester Sitit, Ben Çilvell.

Zaha po kalon një formë shumë të mirë me Kristal Pallasin, dhe trajneri Frank Lampard dëshiron ta mbajë klubin me lojtarë të rinj, gjë që ka bërë të shfaqë interesim.

Çelzi gjithashtu ka nevojë për një qendërsulmues, andaj kërkon transferimin e gjermanit, Timo Ëerner, i cili pëlqehet edhe nga gjigandët tjerë anglez të Liverpullit, ndërsa gjithashtu forma e shkëlqyer e Çilvell me Lesterin, ka bërë që të tërheq vëmendjen e drejtuesve të Çelzit, që në merkaton e janarit do të tentojnë t’ia plotësojnë kërkesat trajnerit të tyre, Frank Lampard.

Çelzi me ish lojtarin e tyre në krye të skuadrës po zhvillon një sezon relativisht shumë të mirë në Premierligë, aty ku pas 11 javëve ndanë pozitën e tretë me Lesterin Sitin, që të dyja skuadrat me nga 23 pikë, dy më pak se Mançester Siti i vendit të dytë.

Leave a Reply