Ja kur dalin në shitje biletat e ndeshjes, Kosovë – Angli

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku edhe përfundimisht do të mësojmë nëse “Dardanët” do të shkruajnë historinë dhe do të kualifikohen në një event të rëndësishëm futbollistik.

Fillimisht me 14 nëntor Kosova do të udhëtoj për në Plzen, ku do të zhvillojë ndeshjen kundër Kombëtares së Çekisë, ndërsa 3 ditë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ata do të mirëpresin kombëtaren angleze.

Arianit Ahmeti, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës së Futbollit  ka pohuar se me datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.

“Biletat për ndeshjen kundër Anglisë do të dalin me datë 12 nëntor. 5 % e stadiumit, saktësisht 750 bileta do të jenë për mysafirët, aq edhe sa ju takon në bazë të rregullave”, – ka thënë Ahmeti për KosovaPress.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet me 17 nëntor  me fillim nga ora 18:00.

Leave a Reply