Lëndohet Mërgim Mavraj, e pret një pauzë e gjatë nga fushat e futbollit

Futbollisti shqiptarë i Grojter Furtit, Mërgim Mavraj, pritet të qëndrojë për shumë kohë jashtë fushës pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit, kanë njoftuar të martën mediumet gjermane.

Në ndeshjen e fundjavës kundër Darmshtadtit, në të cilën ndeshje Grojter Furti shënoi fitore 3:1, Mavraj lëndoi krahun, pas një përplasjeje që pati me njërin prej futbollistëve kundërshtarë në minutën e 59-të, të takimit.

Mirëpo pavarësisht lëndimit, Mavraj e vazhdoi lojën dhe e përfundoi atë, mirëpo ekzaminimet mjekësore konstatuan se mbrojtësi duhet të pauzojë një kohë paksa më të gjatë për t’u rikuperuar.

“Ai ka një dëmtim të rëndë, por për të cilin nuk është i nevojshëm operimi. Duhet të pushojë pak më shumë dhe pastaj t’u kthehet stërvitjeve për ta ndihmuar ekipin”, ka thënë Martin Michelbeck, përgjegjës i divizionit mjekësor te skuadra e Grojter Furt.

33-vjeçari Mavraj skuadrës së Grojter Furtit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni, dhe është një prej futbollistëve më standard, duke i zhvilluar të gjitha12 ndeshjet me nga 90-të minuta.

Grojter Furti pas 12 xhirove në Bundesliga II renditet në pozitën e 5-të me 18 pikë, 7 larg kreut të tabelës që mbahet nga Hamburgu.

Leave a Reply