Milani vjen me një super ofertë për Milot Rashicën

Skuadra e njohur italiane e Milanit dëshiron që në rradhët e veta të sjellë super yllin kosovar të Verder Bremenit, Milot Rashicën.

“Rossonerët” prej kohësh janë duke e monitoruar futbollistin kosovar, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme me klubin gjerman.

“90min.de” shkruan se drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të harxhojnë 20 milionë euro për djalin nga Vushtrria.

Ndryshe, Rashica është duke u vëzhguar edhe nga disa klube tjera të mëdha përfshirë edhe Borusia Dortmundin, që njihet si një skuadër që kultivon mjaft mirë talentët e futbollit.

Leave a Reply