Interi transferon falas yllin e Çelzit

Olivie Zhiru nuk po kalon momente tw mira te Çelzi. Sulmuesi francez ka humbur minutat në fushë që kur Frank Lampard ka marrë drejtimin e Çelzit.

Sipas “Le Figaro”, 33 vjeçari Zhiru është subjekt interesimi nga skuadra e Interit.

Marrëveshja ekzistuese e francezit te Çelzi do të përfundojë verën e ardhshme, dhe ai do të jetë lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen.

Zhiru është i zhgënjyer për mungesën e minutave te Çelzi dhe Inter shihet si një mundësi e mirë.

Leave a Reply