Ja cilin emër do të mbajë stadiumi “Arena Kombëtare”

Edhe përfundimisht është arritur marrëveshja! “Arena Kombëtare” tashmë do të quhet “Air Albania Stadium”. Lajmi është bërë publik nga “Procesi Sportiv”, teksa mësohet se kompania ajrore do të paguajë plot 650 mijë euro në vit, për vendosjen e emrit të stadiumit kombëtar.

Kujtojmë që inaugurimi i impiantit modern do të bëhët në datën 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë. Në garë për emrin e ri të stadiumit kanë qenë edhe disa kompani të tjera, por me sa duket oferta e “Air Albania” ka qenë më bindëse.

FSHF hapi një ankand në datën 22 korrik për emrin e stadiumit ku ftoi të gjitha ato kompani të interesuara që t’i vinin emrin e tyre stadiumit të ri, të paraqisnin ofertat. Një proces ky që u shoqërua me debate të shumta,  por FSHF qartësoi se arsyet që sollën në këtë zgjidhje janë vetëm financiare pasi stadiumi duhet të mirëmbahet.

Shitja e të drejtave të emrit u bë për një afat minimal prej 5 vitesh teksa çmimi dysheme i vendosur fillimisht ishte 600 mijë euro në vit.

Leave a Reply