Sarri flet për zëvendësimin e Ronaldos!

Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, pas përfundimit të ndeshjes kundër Milanit, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore minimale 1:0, ka folur edhe për episodin që ndodhi me Kristiano Ronaldon, të cilin vendosi ta zëvendësojë në minutën e 55-të me njeriun e ndeshjes, Paolo Dybala.

“Nuk ka asnjë problem. Në fakt, ne duhet ta falënderojmë, pasi ai sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur i dëmtuar. Ai bëri gjithçka mundi për minutat që luajti, edhe pse nuk ishte në 100%. Nervozizmi i tij? Është diçka normale për çdo futbollist. Të gjithë duan të luajnë sa më shumë. Sot ishte vetëm masë paraprake, në mënyrë që të mos dëmtohej, asnjë problem tjetër. Çdo trajneri, i pëlqen kur lojtarët nevrikosen, pasi e kuptojnë se ishin gati të jepnin gjithçka në fushë”, – tha mes të tjerash Sarri, i cili brenda kishte zëvendësuar Ronaldon edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Lokomotivës së Moskës

Leave a Reply