Ibrahimoviç rikthehet në “Serie A”, mirëpo jo te Milani!!!

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se ka vendosur të largohet nga kampionati amerikan dhe të rikthehet në Europë.

Shumë zëra e lidhin të ardhmen e sulmuesit suedez me një kalim të mundshëm te Milani, megjithatë sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, destinacioni i ardhshëm i Ibras mund të jetë Bolonja.

Madje thuhet se ka pasur edhe një telefonatë midis Ibrës dhe trajnerit Mihajloviç, me këtë të fundit që gjatë bisedës i ka thënë: “ Ibra eja te Bolonja. Eja të argëtoheni këtu për 6 muaj, pasi për këtë do të lumturonit të gjithë Italinë.”

Një kërkesë të tillë, sipas të njëjtit burim, Ibrahimoviç i është përgjigjur pozitivisht, duke i thënë strategut serb se pikërisht Bolonja është opsioni i tij i parë.

Leave a Reply