Edi Reja flet për çështjen Xhaka! Kush mendon se është Messi, te unë nuk mund të luaj

Në prag të ndeshjeve eliminatore ndaj Andorrës dhe Francës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp ku dhe ka analizuar të ndeshjet por edhe problematikat e fundit me futbollistë të caktuar.

Çështja Xhaka?

“Kam folur me të dhe i kam thënë se je i ftuar dhe do të luash në njërën nga ndeshjet. Më ka thënë se është i dëmtuar dhe se ka dalë 10 minuta më parë në ndeshjen e fundit sepse ka një problem muskulor. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim. U mbyll kjo” – u shpreh Edi Reja, i cili në vazhdim tha se kush e mendon veten Messi, për të nuk ka minutazh me fanellën e kombëtares shqiptare.

“E vendos trajneri kush luan dhe kush jo. Kemi një grup solid dhe nëse përmendim Grezdën, më vjen keq por nuk pranoi disa situata në grup dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë. Është Shqipëria që futet në fushë dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi” – deklaroi Reja.

Ndeshjen e parë kundër Andorrës Shqipëria do ta zhvillojë në “Elbasan Arena” me datë 14 nëntor me fillim në ora 20:45, ndërsa në po të njëjtin termin me datë 17 nëntor, “kuqezinjtë” në impiantin e ri “Air Albania” në Tiranë do të mirëpresin kampionët e Botës, Francën.

Leave a Reply