Ledian Memushaj në dyshim për ndeshjen me Andorrën!

Kombëtarja shqiptare të enjten do të përballet me Andorrën në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020. Në këtë ndeshje “kuqezinjtë” shihen si favoritë absolut, mirëpo Edi Reja po has në probleme, kur janë në pyetje futbollistët e grumbulluar nga ana e strategut italian.

Ledian Memushaj është futbollisti që po shqetëson Edi Rejën. Mesfushori u paraqit në grumbullim me një kontraktim muskulor, ndërsa aktualisht po kalon një virozë gripale.

Ndërkohë dy lojtarët që shqetësonin më tepër, Thomas Strakosha dhe Bekim Balaj, janë stërvitur normalisht me grupin, ashtu që pritet të jenë titullarë.

Ndeshja Shqipëri-Andorrë në program është të enjten (14 nëntor) në “Elbasan Arena” me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply