Tifozët e Bajern zgjedhin golin e Dajakut më të mirin e muajit tetor (VIDEO)

Faqja zyrtare e klubit më të madh në Gjermani, Fc Bajern Munih ka prezantuar fituesin e çmimit “Goal of the month”, e që këtë herë i ka takuar futbollistit shqiptarë, Leon Dajaku, përcjellë “infOSport.mk”.

Leon Dajaku shënoi një supergol për Bajern Munih II me datë 6 tetor. Sulmuesi shqiptar pa daljen e portierit dhe lëshoi një goditje fantastike nga larg për të gjetur golin e dytë në fitoren 2:0  kundër Braunshvajg.

Një mbrojtës mik ia doli të prekte topin, por pa mundur të evitojë “predhën” e Dajakut që përfundoi në rrjetë.

Perla e Dajakut nga ana e tifozëve të Bajern Munih kishte arritur të mbledhë 36% të votave, duke ia dalë përballë golave të Tolissos (30%) dhe Carolin Simon (20%). Dajaku debutoi me 4 shtator me Gjermaninë U19 dhe deri tani ka shënuar tre gola në katër ndeshje të zhvilluara me këtë përfaqësuese.

Leave a Reply