Anglia i shkakton disfatën e parë Kosovës në “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar disfatën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa sonte u mundën nga Anglia me rezultatin 0:4, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo njëherit ndeshja e fundit e ciklit eliminatorë për Euro 2020 për Kosovën dhe në tërësi në kuadër të grupit “A”, ku vizën për në europianin e vitit të ardhshëm prenë Anglia dhe Çekia, që sonte pësoi disfatë minimale 1:0 në transfertën ndaj Bullgarisë.

‘Dardanët’ u paraqitën mjaft mirë këtë takim, por momente të caktuara vendosën fatin e ndeshjes, ku “Tre Luanët” fitoren e tyre të thellë e siguruan vetëm në  10 minutëshin e fundit të takimit.

Ndryshe deri në ato momente rezultati në semafor tregonte 0:1 për Anglinë, që kishte avansuar me anë të Heri Vinks (32’).

Heri Kejn në të 79-tën dyfishoi epërsinë për anglezët, të cilët në minutën e 83-të me anë të sulmuesit të Mançester Junajted, Markus Rashford shënuan edhe golin e tretë në rrjetën e Aro Muriç, ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Kosova 0, Anglia 4, e vendosi talenti 20-vjeçar i Çelzit, Mason Mount, në minutën e parë shtesë të takimit.

Kësisoj Kosova e mbylli ciklin kualifikues në grupin A në pozitën e tretë me 11 pikë, 4 më pak se Çekia e vendit të dytë, ndërkohë Anglia në pozitën e parë tuboi plotë 21 pikë.

Leave a Reply