FSHF  fiton gati 500 mijë euro për një natë në impiantin e ri “Air Albania Stadium”

Mbrëmë edhe zyrtarisht u përurua stadiumi i ri i Kombëtares së Shqipërisë, “Air Albania” në Tiranë, ndërsa nderin për të shkelur të parët si mysafir në këtë impiant e patën Kmapionët e Botës, Franca.

Sa i përket rezultatit, ai foli në të mirë të “gjelave”, ndërsa gjithçka që kishte të bëjë me pjesën tjetër ishte perfekte, nisur që nga ceremoniali, e deri në fërshëllimën e fundit kur 20 mijë tifozët e pranishëm përshëndetën aktorët në fushën e blertë.

Stadiumi i ri ka dhënë frytet e saj që në ndeshjen përuruese, pasi mësohet se nga shitja e biletave, FSHF ka arkëtuar mbi 400.000 euro ose 500 milionë lekë të vjetra.

Stadiumi ka qenë i shitur në maksimumin e tij, me rreth 20.000 tifoz të pranishëm.

Leave a Reply