Igli Tare e dëshiron Muriqin te Lacio!

Ashtu siç po afrohet janari, ashtu po shtohen zërat për afatin kalimtar të këtij muaji, e ku nuk ka se si të mungojë emri i sulmueist më në formë shqiptarë, Vedat Muriqit.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, është Lacio skuadra që po interesohet për shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, i cili këtë edicion po shkëlqen si me fanellën e ekipit të tij kombëtar, poashtu edhe me ekipin e Fenerbahçes.

Ai mund të ju bashkohet italianëve që në afatin kalimtar të janarit, me drejtorin Igli Tare që mund ta shfrytëzojë faktin që është shqiptar.

Për Muriqin deri më tani janë të interesuar shumë klube gjigande nga Europa, si Juventus, Inter, Atletiko Madrid, Mançester Junajted.

25-vjeçari Vedat Muriqi gjatë këtij edicioni ka shënuar gjithsej 11 gola, 7 prej të cilëve me Fenerbahçen dhe 4 me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Leave a Reply