Eliminatoret “Euro 2020”, Kosova ekipi i dytë më i ri pas Turqisë

Ekipi përfaqësues i Kosovës në futboll ka një të ardhme të ndritur, pasi shumica e futbollistëve “dardan” janë në moshë të re.

Faqja e specializuar për çmimin e lojtarëve, Transfermarkt, ka nxjerrë moshën mesatare të secilës skuadër në çdo ndeshje, duke i radhitur 10 përfaqësueset më të reja.

Kosova në katër raste e ka pasur skuadrën më të re.

Turqia e zë vendin e parë, por këtë e ka bërë vetëm pas kualifikimit, ku në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës, ka pasur moshë mesatare prej 23.6 vjet.

Kosova është në vendin e dytë, ku në fitoren ndaj Bullgarisë 3:2, kishte në fushë lojtarë me moshën mesatare prej 23.7 vjeç.

Der Umbruch bei der türkischen Nationalmannschaft wird weiter voran getrieben. 💪Was traut ihr dem Team bei der EM zu?

Публикувахте от Transfermarkt.de в Четвъртък, 21 ноември 2019 г.

Edhe në tri raste tjera, Kosova ka pasur një prej moshave më të ulëta, duke treguar qartë që baza e ekipit përbehet nga lojtarë të rinj, të cilët vitet në vazhdim pritet të shpërrthejnë edhe me fanellën e vendit të tyre, duke realizuar ëndërrën e shumë kosovarëve, por edhe gjithë shqiptarëve ane mbanë Botës, për të kualifikuar Kosovën në një event të rëndësishëm futbollistik.

Rastin e parë e kanë tashmë në muajin mars të vitit 2020, përmes ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku fillimisht duhet eliminuar Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, e më pas të dalin fitues edhe përballë ekipit fitues nga përballja tjetër gjysmëfinale, Bjellorusi-Gjeorgji.

Leave a Reply