Pas Muriqit, edhe një tjetër futbollistë shqiptarë i bashkohet Fenerbahçes!

Pas Vedat Muriqit, skuadrës gjigande turke, Fenerbahçe mund ti bashkohet edhe një tjetër futbollistë shqiptarë me origjinë nga Kosova. Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, futbollistin aktual të Hajduk Splitit, që gjithashtu mbron edhe ngjyrat e Kombëtares shqiptare,

Janë mediat turke, ata që kanë publikuar lajmin, duke bërë me dije se 23-vjeçari Ismajli ka përfunduar në listën e dëshirave të drejtuesve të Fenerbahçes.

Ismajli pjesë e Hajduk Split është që nga viti 2017-të, kur fillimisht u bashkua me të rinjët e kësaj skuadre, që më pas shumë shpejtë të bëhet edhe pjesë e ekipit të parë të skuadrës së njohur kroate.

Ai me fanellën e Hajduk Split numëron gjithsej 75 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. Këtë edicion në elitën e futbollit kroat është paraqitur në 13 ndeshje, ndërsa gjithashtu nga një ndeshje ka zhvilluar edhe në kuadër të Kupës së Kroacisë dhe Liga Europa.

Me Hajduk Split Ismajli ka kontratë deri verën e vitit 2022, që don të thotë se Fenerbahçe do të duhet të paguaj një dëmshpërblim për Ismajlin, por njëkohësisht edhe të fitojë betejën me dy skuadrat italiane, Atalantan dhe Bolonjan, që gjithashtu kanë shfaqur interesim për shërbimet e 23-vjeçarit nga Besiana e Kosovës.

Leave a Reply