ZYRTARE, Juve kryen punën me njërin prej 3 futbollistëve që duhej rinovuar

Huan Kuadrado edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin. Një gjë e tillë ishte pritur, pasi tashmë disa ditë me rradhë palët ishin në bisedime, ndërsa vetëm në orët e mbrëmjes ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Kolumbiani me Juventusin është lidhur deri në vitin 2022, ndërsa kontrata e tij aktuale përfundonte në fund të këtij viti.


LEXO GJITHASHTU: Punë e kryer, Juve bind 3 futbollistët e saj, mbetet vetëm firma


31-vjeçari Kuadrado pjesë e Juventusit është që nga viti 2015-të, ndërsa brenda periudhës 4-vjeçar si juventin, ai ka zhvilluar 151 ndeshje, duke regjistruar edhe 15 gola dhe 30 asiste.

Këtë edicion Kuadrado ka regjistruar 11 ndeshje në rolin e mbrojtësit të djathtë, pozitë kjo që i është besuar nga ana e trajnerit Mauricio Sarri dhe që me shumë sukses po i’a del.

Leave a Reply