Festë e madhe në Dobërdoll, 4000 mijë shikues përcollën derbin e ligës së tretë, Besa-Teteksi!

Java e 10-të në Ligën e tretë – Perëndim gjatë ditës së sotme dhuroi super derbin midis Besës së Dobërdollit dhe skuadrës së njohur të Teteksit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, e cila në fund arsyetoi epitetin e një derbi të vërtetë.

Rreth 4 000 shikues në tribunat e stadiumit “Global Arena”, shumë grindë në teren nga aktorët, 3 gola të shënuar dhe në fund festë e çmendur e tifozëve vendas bashkë me futbollistët e tyre, të cilët në këtë mënyrë marrin kryesimin në renditje.

Besa shënoi fitore të madhe me rezultatin 2:1, falë golave të shënuar nga Aid Beadini (26’) dhe Belul Nebiut (53’), re e realizoi Zdravkovski në minutën e 18-të.

Me këtë fitore Besa Dobërdoll tashmë kryeson renditjen në Ligën e tretë – Perëndim me 27 pikë, dy më shumë se Teteksi i vendit të dytë.

Leave a Reply