Reali i kundërpërgjigjet Barcelonës, mund Sociedadin me përmbysje (VIDEO)

Skuadra e Realit të Madridit është barazuar me Barcelonën në krye të klasifikimit në La Liga, pas fitores 3:1 që e arriti sonte në “Santiago Bernabeu” përballë Real Sociedadit, njofton “infOSport.mk”.

Tifozët “madrilen” u befasuan që në minutën e dytë të takimit, kur Vilian Zhoze i Real Sociedad, arriti që të tund rrjetën e Kurtua.

Megjithatë ky gol nuk ndikoi negativisht tek futbollistët vendas, të cilët në mënyrë të njëjtë, sikurse edhe Barcelona sot ndaj Leganes, me përmbysje arritën deri tek fitorja.

Karim Benzema në minutën e 37-të solli simetri në rezultat, ndërkohë vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, Federiko Valverde bëri që Reali për herë të parë në këtë ndeshje të kalojë në avantazh.

Golin e sigurisë për “madrilenët” e realizoi  kroati Luka Modriç në minutën e 74-të.
Reali deri tek fitorja arriti duke demonstruar karakter, ndërsa në pjesën e dytë ata mbiluajtën kundërshtarin e tyre, duke arritur në fund deri tek fitorja e 8-të sezonale.

Barcelona dhe Reali i Madridit pas 13 xhirove të para në La Liga, numërojnë nga 28 pikë, ndërkohë sa i përket Real Sociedadit, kjo skuadër aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të me 23 pikë.

Leave a Reply