Shensoj debutoi me fitore te Makedonija GJ.P

Strategu nga Prizreni, Naxhi Shensoj ka debutuar me fitore në bankinën e Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e re e tij në takimin e parë të javës së 15-të në elitën e futbollit vendor mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Alen Jasharovski ishte futbollisti që shënoi golin e parë në rrjetën e “romantikëve” në minutën e 15-të, ndërkohë Bobi Bozhinovski në minutën e 70-të vulosir fitoren e Makedonija GJ.P., që në këtë mënyrë rikthehet te fitorja.

Për herë të fundit skuadra nga Gjorçe Petrovi kishte fituar në kuadër të javës së 8-të në transfertën ndaj Struga Trim Lum.

Me këtë fitore Makedonija GJ.P për momentin barazohet me Shkëndijën në pozitën e 3-të, që të dyja skuadrat nga 21 pikë, ndërkohë Rabotniçki vazhdon të vuaj, derisa mban fenerin me vetëm 11 pikë të tubuara në këto 15 javë.

Leave a Reply