Një minutë heshtje në të gjithë takimet e xhiros së 16-të në LPFMV

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur ti nderojë viktimat që humbën jetën në termetin e djeshëm në Shqipëri, ashtu që të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të që do të luhen sot, do të nisin me një minutë heshtje.

Duke ndarë dhimbjen me familjet e goditura, “InfOSport.mk” mëson se nga FFM kanë vendosur që ndeshjet e sotme të nisin me një minutë heshtje në nder të gjithë atyre që humbën jetën në katastrofën natyrore që goditi Shqipërinë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në LPFMV startojnë nga ora 13:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply