FC Shkupi donacion prej 10 mijë euro për Durrësin

FC Shkupi ka vendosur të dhurojë donacion prej 10 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit në Shqipëri.

Pas mbledhjes së zhvilluar të këshillit drejtues të klubit nga Çairi, është marrë vendim që së bashku me paratë e tubuara nga biletat dhe një shumë tjetër e konsiderueshme shtesë të kompletohen plotë 10 mijë euro për donacion drejt qytetit të Durrësit që u kamplua nga katastrofa natyrore ditën e djeshme, e ku si pasojë ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të plagosur.

Nga FC Shkupi njoftojnë se këtë inciativë e kanë ndërmarrë bashkë edhe me Komunën e Çairit dhe tifo grupin “Shvercerat”.

Leave a Reply