Granit Xhaka sërish ‘nervozon’ tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka tashmë disa javë ka humbur besimin e tifozëve të Arsenalit, të cilët vazhdon ti ‘nervozoj’.

Pikërisht pas një konfilkti verbal me tifozët e tij në ndeshjen kundër Kristal Pallas, Xhakës iu morr shiriti i kapitenit, ndërsa e gjithë ajo situatë e palakmueshme i kushtoi atij edhe me mungesë në disa ndeshje.

Megjithatë si duket edhe vetë Xhaka ka ngritur duart nga Arsenali dhe po e mendon veten në ndonjë skuadër tjetër.

Futbollisti shqiptarë mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajntraht Frankfurtit në kuadër të Liga Europa, në të cilën ndeshje “topçinjtë” pësuan disfatë, me buzëqeshje përshëndetej me disa nga futbollistët kundërshtarë, derisa pjesa tjetër e skuadrës angleze të zhgënjyer lëshonin fushën.

Për Xhakën ndeshja ndaj Ajntrahtit ishte e para që nga ajo kundër Kristal Pallas me 27 tetor.

Leave a Reply