Besart Ibraimi, mbreti i golave në futbollin elitarë vendor (VIDEO)

Futbolli elitarë në vendin tonë ka mbretin e ri, kur janë në pyetje golat e shënuar gjatë gjithë historikut, njofton “infOSport.mk”. Është ai Besart Ibraimi, goleadori i Shkëndijës, i cili falë dy golave të shënuar brenda 45 minutave të para ndaj FC Shkupit, arriti që të tejkalojë në listën e përjetshme të golashënuesve shkupjanin, Bazhe Ilijoski.

Falë “dopietës” së realizuar, Ibraimi tashmë numëron 167 gola të shënuar, 1 më shumë se Ilijoski, i cili edicionin e kaluar i dha lamtumirën futbollit, mirëpo i njëjti ka paralajmëruar edhe një rikthim të mundshëm sërish në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Shkëndija avanson, Besart Ibraimi mposht Aleksovskin për 1:0

Shkëndija avanson, Besart Ibraimi mposht Aleksovskin për 1:0SHKËNDIJA – FC SHKUPI 1:0(B. Ibraimi 2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Golin e parë ndaj FC Shkupit, Besart Ibraimi, e realizoi që në minutën e 2-të, kur shfrytëzoi një gabim të Basilio, ndërsa golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën e realizoi në minutën e  41-të nga pika e bardhë.

Ibraimi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën përballë FC Shkupit

Ibraimi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën përballë FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 3:0(B. Ibraimi 41' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Golin tjetër për Shkëndijën e realizoi Stenio Zhunior në minutën e 28-të.

Stenio Zhunior dyfishon epërsinë ndaj FC Shkupit

Stenio Zhunior dyfishon epërsinë ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0(S. Zhunior 28')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Leave a Reply