Hamilton e mbyll sezonin si “mbret”

Ndonëse titullin kampion në Formula 1 e kishte fituar më herët, Lewis Hamilton fitoi lehtësisht edhe garën e fundit sezonale në Brazil, duke konfirmuar edhe njëherë se është pikërisht ai njeriu për t’u mundur edhe në 2020-ën.

Piloti britanik dha shenja mjaft të mira që dje në provat zyrtare ku siguroi nisjen nga starti, ndërsa sot menaxhoi mirë garën falë një Mercedesi mjaft të shpejtë, që i lejoi të gjejë fitoren e 11 sezonale dhe të 84-ën në karrierë, duke qenë vetëm 7 triumfe larg Michael Schumacher.

Menjëherë pas pilotit kampion bote, u rendit Max Verstappen me Red Bullin e tij, ndërsa Ferrari u ngjit në podium me Charlles Leclerc, që nuk shkoi më shumë se vendi i tretë. Vendi i katërt për Valteri Bottas, që u nis i fundit por bëri një performancë të shkëlqyer, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel e mbylli garën i pesti.

Ky sezon i Formulës 1 i kishte dhënë tashmë verdiktet më herët, ku Lewis Hamilton dhe Mercedes mbrojtën titullin kampion ashtu si kishin bërë edhe sezonin e kaluar. Formula do të rikthehet sërish në marsin e vitit 2020, me një sezon të ri, ku priten ndryshime të shumta.

Leave a Reply