Ibraimi dhe Zhunior kujdesen për fitoren e Shkëndijës ndaj FC Shkupit (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar fitore 4:0 ndaj FC Shkupit në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa meritën më të madhe patën dyshja Besart Ibraimi – Stenio Zhunior që shënuan nga dy gola, njofton “infOSport.mk”.

Pjesën më të madhe “kuqezinjtë” nga Tetova e realizuan gjatë 45 minutëshit të parë, kur avansuan me rezultatin 3:0.

Ende pa kaluar dy minuta të plota, Besart Ibraimi duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtësit të majtë, Basilio Ndong, gjeti rrugën drejt rrjetës së Igor Aleksovskit.

Shkëndija avanson, Besart Ibraimi mposht Aleksovskin për 1:0

Shkëndija avanson, Besart Ibraimi mposht Aleksovskin për 1:0SHKËNDIJA – FC SHKUPI 1:0(B. Ibraimi 2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Një gabim tjetër nga mbrojtësit “bardhekaltër”, bëri që Shkëndija në minutën e 28-të, të shënojë edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë, Stenio Zhunior.

Stenio Zhunior dyfishon epërsinë ndaj FC Shkupit

Stenio Zhunior dyfishon epërsinë ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 2:0(S. Zhunior 28')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Ndërkohë 4 minuta para fundit të pjesës së parë një penalti e akorduar nga ana e arbitrit kryesor, Besart Ibraimit i’a mundësoi që të shënojë edhe golin e dytë personal, me të cilin u fut në historinë e futbollit elitarë në vendin tonë, pasi i njëjti ishte i 167-ti në listën e përjetshme të golashënuesve.

Ibraimi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën përballë FC Shkupit

Ibraimi shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën përballë FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 3:0(B. Ibraimi 41' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Kësisoj Ibraimi tejkaloi Bazhe Ilijoskin, i cili tashmë është jashtë futbollit, ndërsa deri në fund të këtij edicioni, Ibraimi me siguri se do të thellojë dallimin ndaj ish sulmuesit të Rabotniçkit dhe shumë skuadrave tjera nga Liga e Parë Futbollistike.

Në pjesën e dytë, Shkëndija fare në fund arriti që të shënojë edhe golin e katërt, ndërsa në seknë sërish doli Stenio Zhunior, i cili kësaj rradhe përfitoi nga një devijim i portierit, Igor  Aleksovski.

Zhunior realizon golin e dyte ndaj FC Shkupit

Zhunior realizon golin e dyte ndaj FC ShkupitSHKËNDIJA – FC SHKUPI 4:0(S. Zhunior 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Me këtë fitore Shkëndija tashmë renditet në pozitën e dytë me 27 pikë, 8 më pak se Vardari, që në transfertë mundi Akademia Pandevin.

Në anën tjetër FC Shkupi tashmë renditet në pozitën e 7-të me 22 pikë.

Leave a Reply