Renova, 9 ndeshje pa fitore!

Renova ka vijuar serinë e ndeshjeve pa fitore, që tashmë numëron plotë 9 të tilla. Skuadra e trajnerit Bujar Islami ka pësuar disfatën e 6-të në 9 ndeshjet e fundit, duke prekur zonën e ftohtë në renditje, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti sot në kuadër të javës së 17-të pësoi disfatë minimale 1:0 nga Boreci në Veles, ndërsa kjo seri negative e tyre daton që nga fillimi i tetorit, kur me 4 tetor kishte pësuar disfatë minimale 1:0 nga Rabotniçki në Shkup. Përveç këtyre dy disfatave, “gjipspunuesit” ishin mundur edhe nga Sileksi (0:3), Struga Trim Lum (0:1),  Vardari (0:2) dhe Shkëndija (1:6).

Për herë të fundit skuadra e trajnerit Bujar Islami fitores i ishte gëzuar me 29 shtator, kur në Tetovë me rezultatin 2:1 kishte mundur Borecin.

Javën që vjen Renova në Tetovë do të mirëpret Rabotniçkin në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të edicionit 2019/2020, ndërsa të mërkurën kjo skuadër do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës kundër Struga Trim Lum.

Leave a Reply