Super lëvizja dhe asisti i Ibishit për Avramovskin në ndeshjen kundër Ak.Pandev (VIDEO)

Vardari doli fitues i derbit të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Akademia Pandevin në Strumicë me shifrat 3:0,njofton “infOSport.mk”. Dy gola në këtë ndeshje për “kuqezinjtë” nga Shkupi realizoi Daniel Avramovski, që konfirmoi formën e tij të mirë në të cilën ndodhet, ndërsa një gol tjetër realizoi Vladica Brdarovski.

Me lojë të mirë te Vardari u dallua edhe sulmuesi i talentuar shqiptarë, Xhemal Ibishi, i cili e nisi si titullarë këtë takim, i pari pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushave të futbollit për më shumë se dy muaj.

Super asisti i Ibishit per Avramovskin, i cili shenon edhe golin e dyte personal ndaj Ak.Pandev

Super asisti i Ibishit per Avramovskin, i cili shenon edhe golin e dyte personal ndaj Ak.PandevAKADEMIA PANDEV – VARDARI 0:2(D. Avramovski 69')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 декември 2019 г.

Ibishi u rikthye në ndeshjen e javës së 15-të kundër FC Shkupit, kur luajti për 22 minuta, ndërsa në ndeshjen e parafundit kundër Sileksit në Kratovë luajti për 27 minuta.

Paraqitjet e tij në këto dy përballje, por edhe angazhimi i tij gjatë stërvitjeve bindën trajnerin Vasoski për të inkuadruar atë që nga fillimi në takimin e sotëm kundër Akademia Pandev, dhe nuk gaboi, pasi Ibishi në vazhdimësi ishte rrezik permanent për mbrojtësit vendas, ndërsa paraqitjen e tij pozitive e rrumbullaksoi me super lëvizjen dhe asistin e tij në minutën e 69-të për Daniel Avramovskin, kur i mundësoi këtij të fundit që të shënojë golin e dytë në rrjetën e Çubrakoviç.

Për Ibishin takimi i sotëm ishte i 5-ti këtë edicion dhe i pari në të cilin luajti për 90-të minuta.

Ai ka të shënuar edhe 1 gol në ndeshjen kundër Renovës në Tetovë.

Leave a Reply