Super derbi mbyllet me barazim, Renova me një përmbysje të çmendur mund Rabotniçkin

Derbi i shumëpritur midis Vardarit dhe Shkëndijës i zhvilluar në arenën “Todor Proeski” u mbyll me barazim 2:2, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje arsyetoi epitetin e derbit, pasi në fushë të pranishmit në stadium patën mundësinë të shohin një futboll cilësor dhe me shumë dinamikë, e ku të dyja skuadrat shfrytëzuan momentet e tyre.

Fillimi u takoi vendasve, të cilët megjithatë deri tek goli erdhën nga një pakujdesi e Mevlan Muratit dhe penaltisë së akorduar nga ana e Aleksandar Stavrev.

Përgjegjësinë e ekzekutimit e morri Darko Micevski, dhe nuk gaboi, pasi i njëjti në minutën e 29-të kaloi në epërsi Vardarin. Mirëpo gëzimi i vendasve nuk zgjati edhe shumë pasi, Shkëndija falë një super aksioni, në minutën e 35-të me anë të Omar Imerit barazoi shifrat.

Edhe në pjesën e dytë të parët që shënuan ishin futbollistët e Vardarit, që iu gëzuan golit në minutën e 54-të me anë të Ali Adem, ndërsa deçiziv për Shkëndijën edhe në këtë pjesë doli të jetë talenti Omar Imeri, i cili në të 65-tën edhe për herë të dytë mposhti porierin Gaçevski.

Një super ndeshje u zhvillua edhe në stadiumin e qytetit në Tetovë, aty ku Renova me një përmbysje të çmendur në fund mundi Rabotniçkin me rezultatin 4:3. “Gjipspunuesit” deri në minutën e 60-të ishin në disavantazh prej dy golave (1:3), mirëpo falë vullnetit të madh dhe vetëbesimit të futbollistëve “bardhekaltër” në fushë, në fund falë golave të shënuar nga Ilirid Ademi (60’), Bojan Miovski (62’) dhe Remzifaik Selmani (76’), arritën deri tek fitorja që tashmë ju mungonte plotë 9 ndeshje.

Në Çair FC Shkupi edhe përkundër faktit se ishte skuadër më e mirë në teren dhe krijonte më shumë raste, në fund pësoi disfatë 2:3 përballë Makedonija GJ.P., te e cila skuadër fjalën kryesore e pati braziliani Padu, që shënoi “hat-trik”.

Në Strugë, vendasit e Struga Trim Lum barazuan 1:1 me Borecin, ndërsa rikujtojmë se të shtunën Sileksi në Kratovë me shifrat 3:1 mundi Akademia Pandevin.

Foto: ekipa.mk

LPFMV – Java XVIII

Vardari 2:2 Shkëndija
FC Shkupi 2:3 Makedonija GJ.P
Renova 4:3 Rabotniçki
Struga TL 1:1 Boreci

E shtunë:

 
Sileksi

3:1

Ak.Pandev

Leave a Reply