Njihuni me 16 skuadrat e kualifikuara në ndeshjet e 1/8 së finales

Me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve, tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar emrat e 16 skuadrave që kanë kalua tutje në Ligën e Kampionëve.

Ajo që bie në sy është fakti se në mesin e tyre bëjnë pjesë vetëm skuadrat nga TOP5ligat më të fuqishme europiane, si Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë.

Skuadrat e kualifikuara per ndeshjet e 1/8-ve te finales. Edhe pse eshte shune heret, cila skuader mendoni se ka me shume gjasa per te trimfuar kete edicion ne Ligen e Kampioneve Europian???

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 11 декември 2019 г.

Kësisoj Anglinë do ta përfaqësojnë 4 skuadra, Liverpulli, Mançester Siti, Totenhami dhe Çelzi.

Po 4 skuadra në këtë fazë do të ketë edhe Spanja (Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Valencia), Italia 3 (Juventus, Napoli, Atalanta), njëjtë sikurse edhe Gjermania (Bajern Munih, Dortmund, Lajpzigu), teksa Franca do të prezantohet me dy skuadra, PSZH-në dhe Lionin.

Në fazën e 1/8 së finales, do të takohen skuadrat që kanë përfunduar në vendin e parë në grup, me ato që kanë përfunduar në vendin e dytë. Vlen të ceket se në këtë fazë nuk kanë të drejt të takohen skuadrat nga i njëjti shtet, dhe ato që kanë qenë së bashku në grupe.

Leave a Reply