Zbulohet oferta milionëshe e Lester Sitit për Muriqin

Lester Siti po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm në Premierligë, teksa pas 16 xhirove mban pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Liverpullit. Kjo ka bërë që apetitet e klubit të shtohen edhe më shumë, teksa po mendojnë përforcimin e skuadrës. Drejtuesit e Lesterit dëshirojnë që në rradhët e tyre të sjellin sulmuesin më në formë shqiptarë, Vedat Muriqin, i cili aktualisht është pjesë e Fenerbahçes.

Ky i fundit me golat e shënuar në kampionatin turk me Fenerin, por njëkohësisht edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e “dhelprave”, të cilët te Muriqi shohin si një alternative për top shënuesin e tyre Xhejmi Vardi, që tashmë është në moshën 33-vjeçare.

“Leicestermercury.co.uk”, shkruan se drejtuesit e Lesterit janë të gatshëm të harxhojnë 18 milion sterlina për shërbimet e sulmuesit shqiptarë, i cili këtë edicion me Fenerbahçen në Turqi ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje (9 në kampionat dhe 1 në Kupë).

Mirëpo duhet theksuar se Lester Siti nuk është skuadra e vetme që po interesohet për shërbimet e Muriqit, pasi sulmuesi prizrenas gjithashtu është edhe në radarin e Totenham, Monako dhe Ajntraht Frankfurt.

Leave a Reply