Bufon, gati për një rekord të ri te Juventusi

Vojçieh Shçezni me shumë gjasa do të mungojë edhe në ndeshjen e së mërkurës kundër Sampdorias, ndërsa kjo do ti jap mundësinë Xhanluixhi Bufon, për të vendosur një rekord të ri te Juventusi.

Portieri legjendar i “Zonjës së Vjetër” do të thyej rekordin e vendosur nga një legjendë tjetër e skuadrës nga Torino, Alesandro Del Piero, për numrin më të madh të ndeshjeve të zhvilluara me fanellën “bardhezi”, plot 478.

Portieri 41-vjeçar barazoi ish-numrin 10 të Juves që në ndeshjen e së dielës përballë Udinezes dhe këtë të mërkurë do të hyjë në histori si futbollisti me më shumë ndeshje të zhvilluara me fanellën “bardhezi”, 479.

Leave a Reply