Tetovari Et’hemi shkëlqen si kapiten te Kukësi

Valon Et’hemi ka qenë një ndër lojtarët në të mirë të Kukësit në fitoren e sotme 1:2 në transfertën me Vllazninë e Shkodrës, në një ndeshje që verilindorëve të Shqipërisë u dha tre pikë për përforcim të kreut të tabelës.

Performansa pozitive për 90-të minuta merr vlerësim edhe për faktin se ishte asistent në golin e parë të shënuar nga Rroca në minutën e 9-të. Shkurtaj në pjesën e dytë shënoi për 0:2, ndërsa goli i Zogajt në fund nuk mjaftoi që Vallznia e drejtuar nga Mirsad Jonuz të shmangte disfatën.

22 vjeçari Et’hemi zhvillon sezonin e tretë me Kukësin dhe sot regjistroi paraqitjen e 99 zyrtare me bardheblutë, ndërsa që kur në pankinë u ul Shpëtim Duro ka rolin e zëvendës kapitenit. Në rastet kur mungon kapiteni i parë Musolli, pikërisht i riu nga Pallatica e Tetovës është udhëheqës i ekipit në terren falë besimit të trajnerit Duro.

Et’hemi me paraqitjen e sotme paralajmëroi se ngadalë kthehet në formën optimale, pasi serinë e performansave të shkëlqyeshme i’a ndali një lëndim në gju, që e mbajti jashta terreneve për më shumë se një muaj./InfOSport.mk

Leave a Reply