Arteta tashmë ka zbuluar emrin e përforcimit të parë, është një gjigand nga “Serie A”!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, synon ta përforcojë mbrojtjen në aventurën e tij si trajner i klubit londinez, ndërsa dëshira e tij është mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali. Një gjë të tillë pohon e përditshmja angleze, “Daily Star”

“Kam dëgjuar, megjithëse nuk mund ta konfirmoj, që Arsenali gjithashtu ka bërë kontakt me Napolin përmes një pale të tretë në lidhje me Kulibalin”.

“Kjo vjen si pjesë e dëshirës së Mikel Arteta për të forcuar mbrojtjen e tyre”, ka thënë ,prezantuesi Ian McGarry.

Megjithatë Arteta dhe Arsenali për të bërë për vete mbrojtësin gjigand të Napolit, do të duhet të fitojnë garën edhe me dy skuadrat gjigande europiane, Barcelonën dhe Mançester Junajtedin, që gjithashtu kanë shfaqur interesim për një ndër mbrojtësit më të mirë që viteve të fundit ka luajtur në “Serie A”.

Leave a Reply