Shkëndija me të ardhme të sigurtë, dy herë resht shpallet “Ekipi më i mirë” te moshat

Ceremonia galla e Federatës së futbollit të Maqedonisë për shpalljen e më të mirëve në sezonin e kaluar e mbajtur të martën në Teatrin Nacional të Maqedonisë, përveç çmimeve më prestigjioze që u takuan Elif Elmaz-it dhe Visar Musliut, në pah nxori edhe një detaj tjetër. Për të dytin vit me radhë çmimi “Ekipi më i mirë te moshat” shkoi për Shkëndijën e Tetovës, falë dominimit të kuqezinjëve tetovarë në kategoritë e reja.

“Shkëndija tashmë një periudhë krahas ekipit të parë vëmendje të madhe është duke i kushtuar punës me kategoritë e reja dhe ky çmim është tregues se kemi arritur të bëjmë diçka edhe pse gjithmonë mundet edhe më shumë. Ky çmim shkon për gjithë shkollën e futbollit Shkëndija, trajnerët dhe gjithë futbollistët e rinjë që tashmë vite me rradhë fitojnë titujt në kategoritë e tyre. Me këtë rast dua të përcjell një falemenderim publik për sponsorin tonë gjeneral, kompaninë ‘Ecolog’ të cilët nuk kursejnë aspak për të mundësuar kushte sa më të mira për kategoritë e reja, dhe rezultatet janë dëshmi për këtë. Në emër të KF Shkëndija falemenderoj FFM-në për vlerësimin”, deklaroi koordinatori i shkollës së futbollit Shkëndija, Vedut Rustemi para të pranishmëve në Teatrin Nacional të Maqedonisë menjëherë pasi pranoi çmimin për ekipin më të mirë në kategoritë e reja.

Leave a Reply