Roma bëhet me pronar të rinj! Gati rikthimi edhe i De Rosit

Mediat në Itali raportojnë se skuadra e Romës mund të shitet tek “Friedkin Group”, drejtuesit e së cilës kompani janë të gatshëm të paguajnë 780 milion euro, vetëm e vetëm që të marrin udhëheqësinë e “Ujkeshës Romake”.

Në rast se arrihet një marrëveshje e këtillë, atëherë Roma do të ndryshonte pronar për herë të parë që nga viti 2012-të.

“Corriere dello Sport” shkruan se në rast se arrihet marrëveshje për blerjen e skuadrës, atëherë Daniele De Rossi do të jetë një nga emrat e parë që do i bashkohet skuadrës me udhëheqësit e ri.

Ata e duan legjendën e ‘Giallorossi’ të kthehet, por tashmë në stafin e trajnerëvë.

Leave a Reply