Siti sipas planit ndaj Shefilld Junajted, Guardiola vjen me një rekord! (VIDEO)

Mançester Siti ka shënuar fitore 2:0 ndaj Shefilld Junajtedit në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Deri te fitorja “qytetarët” nga Mançesteri erdhën vetëm gjatë pjesës së dytë, pasi e para doli të jetë më e ekuilibruar, me mysafirët që nuk treguan fare respekt për kampionët në fuqi. Madje ata në 45 minutëshin e parë me anë të sulmuesit Mousset shënuan në rrjetën e Bravos, mirëpo i njëjti u anulua pas konsultimit me VAR.

Kun Aguero zhbllokoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 52-të, ndërkohë pas gjysmë ore në listën e golashënuesve te Siti u regjistrua edhe Kevin de Brujne.

Kjo fitore, ishte e 100-ta për Pep Guardiolën në Premierligë, nga gjithsej 134 ndeshje (17 barazime dhe 17 disfata), ndërsa fitorja e 13-të sezonale për Mançester Sitin, që pas 20 xhirove ndodhet në pozitën e 3-të me 41 pikë, 11 më pak se Liverpulli i vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më pak.

Askush si Guardiola në Premierligë!!!🏟 134 ndeshje ✅ 100 fitore të arritura🤝 17 barazime❌ 17 disfata

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 декември 2019 г.

Leave a Reply