Ahmedi: Shkëndija ka qenë, është dhe do të mbetet historia e shqiptarëve (VIDEO)

Shkëndija sot prezantoi blerjen e re, Valon Ahmedin. Një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi deri më tani 25 vjeçari ka qenë pjesë e kampionateve të forta si Kroaci, Slloveni e Izrael, ndërsa ka edhe dy paraqitje me Kombëtarane ‘A’ të Shqipërisë si dhe me U21 dhe U19.

Ai pas firmës së hedhur me kuqezinjtë nga Tetova është shprehur tejet i lumtur që do ta mbajë veshur fanellën e Shkëndijës në vitet në vijim.

“Ndjehem shumë i lumtur. Në rradhë të parë dua të falemenderoj të gjithë anëtarët e KF Shkëndija për pritjen e ngrohtë që më kanë bërë, për profesionalizmin e treguar, për besimin dhe për vlerësimin që më kanë bërë si futbollist.  Përveç faktit se është një kënaqësi e madhe, mund të them se është një privilegj shumë i madh për mua si futbollist, sepse të gjithë e dijnë se Shkëndija ka qenë, është dhe do të mbetet historia e gjithë shqiparëve këtu në vendin tonë”, tha Valon Ahmedi pas zyrtarizimit të bashkëpunimit me Shkëndijën, duke vijuar: “Jam shumë i lumtur për marrëveshjen me Shkëndijën, sepse rikthehem në vendlindje, në veçanti pranë të familjes time që paraqet një energji dhe diçka që nuk përshkruhet me fjalë, për faktin se deri tani kam luajtur çdo herë jashtë. Mua më mbetet që vetëm me punë, angazhim, me djersë dhe me përkushtim maksimal t’a kthej besimin e Shkëndijës në fushë për gjithçka që kanë bërë deri tani. Të them të drejtën mezi pres të nis punën me grupin”, ka përfunduar Ahmedi.

Leave a Reply